Politike

VD-Rama: Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë, vlerë e shtuar por edhe sfidë për ne

20 Janar 2022, 10:35 Nga DOSJA
VD-Rama: Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë,

TIRANË – Kryeministri Edi Rama përmendi në fjalën e tij një vlerësim të Tod Wallters, i cili është shprehur se është shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabilitet, për këtë arsye Shqipëria merr një rëndësi kritike në Ballkan. Sipas Ramës, Vendimi që mori NATO për ta përzgjedhur këtë mjedis, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet.


Rama shtoi më tej se, për ne lajmi i kësaj vendimmarrjeje të NATO ishte shumë i mirëseardhur, sepse jo vetëm krijonte një vlerë të re në infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por përconte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik, në aspektin gjeografik, dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik, por edhe ushtarak.

“Është shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabilitet, për këtë arsye Shqipëria merr një rëndësi kritike në Ballkan. Këto janë fjalët e Tod Wallters, në një vlerësim të bërë prej tij mbi rëndësinë e vendit tonë si pikë ndikuese në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, gjatë një dokumentari të NATO-s për bazën e Kuçovës. Vendimi që mori NATO për ta përzgjedhur këtë mjedis, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet. Për ne lajmi i kësaj vendimmarrjeje të NATO ishte shumë i mirëseardhur, sepse jo vetëm krijonte një vlerë të re në infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por përconte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik, në aspektin gjeografik, dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik, por edhe ushtarak.”, u shpreh Kryeministri Rama në lidhje me këtë çështje.

LAJMI KRYESOR: Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë e shtuar dhe sfidë për ne

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove

Sondazh

Poll