Politike

VD-Baza e NATO në Kuçovë, Niko Peleshi: Tregues i rolit kyç të vendit tonë në rajon

20 Janar 2022, 10:59 Nga DOSJA
VD-Baza e NATO në Kuçovë, Niko Peleshi: Tregues i rolit

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke folur në ceremoninë e nisjes së punimeve për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore, tha shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, është një mesazh i qartë edhe për aktorë me qëllime të kundërta nga aspiratat perëndimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Peleshit, prezenca e NATO-s është një provë e fortë se Shqipëria është aleat i rëndësishëm në të cilin NATO beson e verëson rolin kyc që ka vendi ynë në rajon, ndërsa shtoi se ky investim forcon orientimin tonë perëndimor.


“Ndërtimi i kësaj baze është një mesazh i qartë për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky investim forcon orientimin tonë perëndimor. Ritja e pranisë perëndimore në gjithë rajonin tonë nuk është si rezultat ekspansioni, por është zgjedhja jonë strategjike historike për të qenë në anën e perëndimit si Shqipëri e shqiptarë. Projekte të tjera si kjo e Kuçovës janë më se të mirëpritura në të ardhmen e të sigurt që do pasojnë. Ky projekt do ketë impakt të rëndësishëm në fushën e sigurisë kombëtare e bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes FA dhe atyre aleate. Me përfundimin e këti projekti do kemi jo vetëm një objekt ushtarak por një model ndërtimi e funksionimi, do ketë ndikim të vecantë në marrëdhëniet civile ushtarake dhe impakt poziitv në fushën sociale e ekonomike, pressim rritje të infestimeve, të punësimit dhe rrjetit rrugor”, tha ndër të tjera në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

LAJMI KRYESOR: Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë e shtuar dhe sfidë për ne

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike niko peleshi nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove niko peleshi nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove

Sondazh

Poll