Politike

Baza e NATO/Gjeneral Bajram Begaj: Ne tregojmë se godasim më fort se ç’kemi peshën!

20 Janar 2022, 11:37 Nga DOSJA
Baza e NATO/Gjeneral Bajram Begaj: Ne tregojmë se godasim më fort se

TIRANË – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Begaj u shpreh se ky investim i NATO-s n Kuçovë do të sjellë një përmirësim të pistës, të rrugëve lidhëse por edhe ambienteve të tjera ndihmuese, të cilat do të bëjnë të mundur kthimin e këtij aeroporti në një bazë ushtarake të rëndësishme për rajonin.

Duke folur në ceremoninë e fillimit të punimeve gjeneral Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate, ndërsa shtoi se, puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore.


‘Jam i lumtur të mbaj fjalën hapëse në këtë ceremoni ku fillojnë punimet në aeroportin e Kuçovës. Kjo dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon. Do të përmirësojë pistën, rrugët lidhëse dhe ambientet e tjera ndihmuese. Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të NATO-s. Do të ofroj për NATO-n dhe vendet aleate mundësinë e uljes së të gjitha avionëve në çdo kohë. Puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore. Ne tregojmë se godasim më fort se çe kemi peshën.’-u shpreh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Begaj.

LAJMI KRYESOR: Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë e shtuar dhe sfidë për ne

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjeneral bajram begaj nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove gjeneral bajram begaj nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove

Sondazh

Poll