Politike

VD-“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta-Bardhit: S’bëj replika, as serioze e as gazmore

20 Janar 2022, 12:20 Nga DOSJA
VD-“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta-Bardhit:

SHKODËRPresidenti Ilir Meta nuk e ka komentuar deklaratën e djeshme të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, pas vizitës së Ballës në presidencë. Nga Shkodra, Meta tha se nuk do të bëjë replika as serioze dhe as gazmore pasi nuk është momenti. Ai shtoi se zgjedhjet e pjesshme vendore janë një proces që përfshijnë bashkitë më kryesore të vendit, dhe nuk janë zgjedhje kombëtare. 


Pyetje: Është gati Opozita? Gazment Bardhi është shprehur se ‘Trekëndëshi i Bermudës’ vijon të takohet, me siguri e ka fjalën për faktin që e keni lënë pasdore Partinë Demokratike e kryedemokratin Lulzim Basha…

Ilir Meta: Nuk dëshiroj të bëj replika as serioze dhe as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar, rivendosur e rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare por është proces që përfshin bashkitë më kryesore të vendit, shtrihet nga Thethi në Lushnje.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi ditën e djeshme takimin mes Metës dhe Ballës në Presidencë, si konsultime të Trekëndëshit të Bermudës.

LAJMIKRYESOR: Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Larmishmëri kandidatësh, respektoni votën e lirë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale gazment bardhi meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll