Politike

“Ke dhunuar Kushtetutën”, Meta: Doja zgjedhje në gjithë vendin, jo veç në 6 bashki

20 Janar 2022, 12:15 Nga DOSJA
“Ke dhunuar Kushtetutën”, Meta: Doja zgjedhje në

SHKODËR– Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se dëshironte të kishte zgjedhje në të gjithë vendin e jo vetëm në 6 Bashkitë. Nga Shkodra, kreu i shtetit tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë shembullor për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë. Ndër të tjera ai tha se dëshirën që të votohej në të gjithë vendin, e bën të pamundur Kushtetuesja.

Procesi i zgjedhjeve duhet të jetë shembullor për të gjithë aktorët dhe qytetarët që do të marrin pjesë. Vota është forca e vërtetë e qytetarëve dhe nuk duhet humbur kurrë mundësia që qytetarët të zgjedhin kandidatët apo kanddaten më të mirë.’- u shpreh Meta.


Për Partinë Demokratike? ç’na thoni për shmangien e PD?

Ilir Meta: Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë ka të bëjë pikërisht me institucionin e votës së lirë, të votës së qytetarëve e brenda partive. I nxis të gjithë aktorët që t’i shërbejnë një procesi shembullor e të reflektojnë nga e shkuara. Muajt e ardhshëm do të çelim dhe negociatat dhe ky është një moment për të treguar nga të gjithë institucionet e qytetarët që kemi reflektuar. Nuk ka asnjë shamngie të asnjë force, as të PS-së, as të PD-së, as të LSI-së, as të PR-së  e as të PBDNJ-së të asnjë partie që përfaqësohet në Kuvend apo që është pjesë e jona. Të favorizuar janë qytetarët që kanë mundësi të zgjedhin mes disa kandidatëve.

Pyetje: E quajti të dhunuar dekretin Taulant Balla, e tejzgjatur nga Presidenti tha, keni një përgjigje për këtë?

Ilir Meta: Sigurisht që kam një përgjigje. Presidenti merr informacione zyrtare nga institucionet dhe ju e dini nuk ka pasur. Presidenti do të donte që të kishim mundësi të zgjidhnin qytetarët kudo e jo vetëm në 6 qytete, por Kushtetuesja e ka bërë të pamundur.

LAJMIKRYESOR:Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Larmishmëri kandidatësh, respektoni votën e lirë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll