Politike

Meta zbulon bisedimet me Palmer: Takova zotërinë, tha ke shqetësuar ambasadën

20 Janar 2022, 08:04 Nga DOSJA
Meta zbulon bisedimet me Palmer: Takova zotërinë, tha ke

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zbuluar një bisedë që ka zhvilluar me  Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer më 12 qershor, gjatë një vizitë që kanë bërë në Kosovë. I ftuar në “Opinion”, Meta tha se Palmer i kishte thënë se vetë Kreu i Shtetit kishte bërë deklarara që kishte shqetësuar edhe ambasadën.

Pjesë nga biseda:

Ilir Meta: Ja një mik i madh i Shqipërisë, është Palmer.

Blendi Fevziu: Është intervista e Palmer-it që thotë se le të marrë Gjykata Kushtetuese një vendim për zgjedhjet.

Ilir Meta: A ka mundësi të them dy fjalë për këtë çështje? Se është çështje që e vuajnë të gjithë shqiptarët

Blendi Fevziu: Se kam dhe një pyetje të fundit

Ilir Meta: Po pse more të mërzitet Sandri?

Blendi Fevziu: Jo, jo nuk mërzitet Sandri

Ilir Meta: A po janë reklamat kuptova

Blendi Fevziu: I kushtojmë më shumë minuta të ardhmes, do të thoshte Basha

Ilir Meta: (qesh) Për të ardhmen i lë të gjitha, ke një intervistë të 28 qershorit e thotë presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. E takova në Kosovë. Ishte dhe kur ishte Bill Clinton. Më tha që ke nxjerrë deklartë për zgjedhjet që ka shqetësuar edhe ambasadën. I thashë që mos ki merak; Ambasadën i thashë që do ta takoj unë. E thërras zonjën. I thashë ‘ç’a shqetësimi kemi në anën ligjore? E sqarojmë’ thashë. Jo më tha nuk kemi asnjë shqetësim. Më merr pastaj zotëria për Gjykatën. I thashë që iu kanë gënjyer se presidentin e gjykon Gjykata Kushtetuese. Nuk është si në Amerikë këtu. Më tha Mal Berisha tha ai. E marr Malin edhe i them, po ti ça ke thënë? Edhe më tha se kam qenë para 6 muajsh.

(k.m;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta mathew palmer ilir meta mathew palmer

Sondazh

Poll