Aktualitet

‘X6-ta’ e zezë përplas këmbësoren dhe largohet, policia në kërkim të shoferit të BMW

20 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
‘X6-ta’ e zezë përplas këmbësoren dhe largohet,

GJIROKASTËR – Një automjet tip ‘BMW X6’ ka goditur një këmbësore në lagjen ’18 shtatori’ në qytetin e Gjirokastër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Këmbësorja u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, pasi përplasja ka qenë tepër e fortë.

Menjëherë sapo është lajmëruar nga dëshmitarët okularë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa duke i pyetur ata për ngjarjen ka bërë publike edhe të dhënat për mjetin e përfshirë në këtë aksident. Bëhet fjalë për një ‘BMW X6’, ngjyrë e zezë me AA 811 KP. Policia i është vënë mbrapa shoferit të automjetit, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gjirokastër makina perplas kembesoren x6 perplas kembesoren aksident në gjirokastër makina perplas kembesoren x6 perplas kembesoren

Sondazh

Poll