Aktualitet

Humb kontaktet me familjen, babai denoncon zhdukjen e të birit 35-vjeçar në Fier

20 Janar 2022, 11:45 Nga DOSJA
Humb kontaktet me familjen, babai denoncon zhdukjen e të birit

FIER – Një 35-vjeçar nga Mallakastra prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet më asgjë për të. Denoncimin për humbjen e të birit e ka bërë vetë i ati i tij, i cili është shprehur në polici se, E.M. kishte dalë nga banesa në datë 8 janar dhe që prej asaj dite ka humbur çdo lloj kontakti me familjen.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit nga babai 67-vjeçar, S.M., blutë e Fierit janë vënë në lëvizje për lokalizimin e të riut, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokuorisë së qytetit për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet babai denoncon humbjen e djalit policia e fierit babai denoncon humbjen e djalit policia e fierit

Sondazh

Poll