Aktualitet

Tjetër humbje për Bashën, pas të atit humb jetën edhe vjehrri i kryedemokratit

20 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA

TIRANË– Familja e kryedemokratit Lulzim Basha po përjeton një tjetër humbje. është ndarë nga jeta, Xhafer Isufi, vjehrri i kryedemokratit Basha, i ati i Aurela Bashës. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga bashkëshortja e kryedemokratit e cila ka ndarë njoftimin e hidhur, shoqëruar me foton e të atit.

‘Njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri.’- shkruan ndër të tjera Aurela Basha në rrjetin social ‘Facebook’.

POSTIMI I PLOTË

Lajmërim!Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme date 20 Janar, deri nesër paradite.Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.Famlija pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20.00.Me mirënjohje dhe respekt,Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj

Kjo është humbja e dytë në shumë pak kohë në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Më 31 tetor të 2021-it, u nda nga jeta i ati i Bashës, Xhelal Basha.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha vdes vjehrri i bashes vdes xhaferr isufi xhafer isufi lulzim basha vdes vjehrri i bashes vdes xhaferr isufi xhafer isufi

Sondazh

Poll