Aktualitet

Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë e shtuar dhe sfidë për ne

20 Janar 2022, 10:28 Nga DOSJA
Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë

KUÇOVË – Një vlerë të shtuar, por edhe në sfidë të madhe e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama ngritjen e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në këtë qytet, ku ka nisur projekti i zbatimit, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe përfaqësues të lartë të NATO dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Ramës, ky investim i NATO-s është me shumë rëndësi për mbarëvajtjen e sigurisë në vendin tonë por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa shtoi se me këtë projekt i është mbyllur goja të gjithë atyre, të cilët janë treguar mosbesues në fillim se do të realizohej.


Rama vijoi më tej se, përveç aspektit ekonomik, ky investim do të ketë një impakt të fuqishëm edhe në atë social sidomos për qytetin e Kuçovës, që sikurse e cilësoi ai, do të jetë si i ardhur nga qielli. Kreu i qeverisë nuk la pa falënderuar ambasadoren Yuri Kim dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë investim në vendin tonë, ndërsa bëri me dije se aktualisht po flitet për krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë NATO-n.

Më tej, Rama tha se, vendimi që mori NATO për ta përzgjedhur këtë mjedis, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet

Ndërkohë, duke folur për stërvitjen më të madhe ushtarake në vendin tonë Defender Europe 2021, Rama tha se, vendimi që mori NATO për ta përzgjedhur këtë mjedis, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke folur në ceremoninë e nisjes së punimeve për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore, tha shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, është një mesazh i qartë edhe për aktorë me qëllime të kundërta nga aspiratat perëndimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas Peleshit, prezenca e NATO-s është një provë e fortë se Shqipëria është aleat i rëndësishëm në të cilin NATO beson e verëson rolin kyc që ka vendi ynë në rajon, ndërsa shtoi se ky investim forcon orientimin tonë perëndimor.

Ndërsa, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Begaj u shpreh se ky investim i NATO-s n Kuçovë do të sjellë një përmirësim të pistës, të rrugëve lidhëse por edhe ambienteve të tjera ndihmuese, të cilat do të bëjnë të mundur kthimin e këtij aeroporti në një bazë ushtarake të rëndësishme për rajonin. Begaj u shpreh më tej se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate, ndërsa shtoi se, puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Baza e NATO/Gjeneral Bajram Begaj: Ne tregojmë se godasim më fort se çe kemi peshën!

Baza e NATO në Kuçovë, Niko Peleshi: Tregues i rolit kyç të vendit tonë në rajon

Defender Europe 2021, Rama: Kemi marrë vlerësime, do ta rikthejmë edhe në 2023

Rama falënderon Kim e SHBA: Ky investim falë jush,si i ardhur nga qielli për Kuçovën

Rama: Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë, vlerë e shtuar por edhe sfidë për ne

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove yuri kim edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove yuri kim

Sondazh

Poll