Aktualitet

Sherr mes 4 personave në Lazarat! Të gjithë plagosen, policia nis procedimet

20 Janar 2022, 11:56 Nga DOSJA
Sherr mes 4 personave në Lazarat! Të gjithë plagosen, policia nis

GJIROKASTËR– Në fshatin Lazarat, katër persona u përfshinë në një konflikt fizik mes tyre. Policia informon se sherri mes dy vëllezëvr dhe 2 personave të tjerë nisi ditën e djeshme, për motive të dobëta.

H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç, janë personat e përfshirë në këtë konflikt fizik, që la pas dëme në pjesë të ndryshme të trupit të këtyre personave. Të katër personat janë proceduar dhe do të akuzohen për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Mësohet se këta persona nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

NJOFTIMI i POLICISË

Katër persona janë përfshirë një një konflikt fizik pasditen e djeshme në Gjirokastër dhe kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Të katërt janë proceduar nga policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve: H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster lazarat sherr ne lazarat gjirokaster lazarat sherr ne lazarat

Sondazh

Poll