Aktualitet

Arrestohen 6 persona në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

20 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
Arrestohen 6 persona në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në

TIRANË- 6 persona janë arestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumeneve, vjedhje të energjisë elektrike si edhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt. Një 19-vjeçar është arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Dy persona të tjerë janë proceduar penalisht për kanosje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për krime kundër personit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një grirëse metalike me mbetje lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetases në kërkim R. G., 52 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. M., 62 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim në kërkim A. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. Z., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;

– K. M., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. Gj., 27 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 26 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte me njëri-tjetrin. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin A. I., 64 vjeç.
—-
Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona policia e tiranes arrestohen 6 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll