Aktualitet

Vrasja e Eglantina Bucit, Prokuroria kërkon 50 vite burg për të atin e vëllanë

20 Janar 2022, 10:54 Nga DOSJA
Vrasja e Eglantina Bucit, Prokuroria kërkon 50 vite burg për të

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik e Shkëlzen Bucin, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë. Konkretisht organi i akuzës ka kërkuar 25 vite për babain e viktimës, Faik Buci e 25 të tjera për të vëllanë, Shkëlzen Buci.

Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën. Vrasja dhe fshehja e kufomës së 23-vjeçares në Tiranë është zbardhur pas 10 vitesh. Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vrarë me armë zjarri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin.

Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur krimin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci eglantina buci faik buci shkelzen buci

Sondazh

Poll