Aktualitet

“Peshkaqeni i fajdeve”, Marku-Veliajt: Solle OFL se s’pranova të bëj fushatë për PS

20 Janar 2022, 11:00 Nga DOSJA
“Peshkaqeni i fajdeve”, Marku-Veliajt: Solle OFL se s’pranova

TIRANË– Elson Marku i është përgjigjur sot kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e shënjestroi një ditë më parë si ‘peshkaqeni i fajdeve’. Në një prononcim për FaxNews, Marku shprehet se edhe fakti që është bërë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit ka qenë e organizuar politikisht pasi nuk ka pranuar të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.

Marku shton më tej se nuk është dënuar për asnjë lloj krimi e se ka dalë të protestojë pasi me urdhër të kryebashkiakut Veliaj po dhunohen familjet e tyre e po nxirren nga shtëpitë në lagjen ‘5 Maji’.

“Këtu nuk është vullneti politik dhe për tu bërë një zgjidhje përfundimtare këtyre banorëve që kërkojnë ta dinë ku do e marrin ndërtimin. Dje kishim 8 persona të shoqëruar nga policia, unë isha njëri nga këta, me pretekstin se unë kam kanosur kryetarin e bashkisë për shkak të detyrës. Por kur Veliaj për shkak të detyrës vjen dhe na dhunon shtëpiat, na dhunon nënën e kushëririt ne mund të kemi dalë nga vetja, por nuk kemi dalë nga vetja sa ka dalë kryetari i bashkisë. Unë nuk jam dënuar për asnjë krim, OFL ma ka sjellë Erion Veliaj për arsye se nuk kam pranuar të bëj fushatë politike të Partisë Socialiste,”- tha Elson Marku.

Një ditë më parë, Elson Marku teksa protestonte në lagjen ‘5 Maji’ kërcënoi se kishte benzinë e kallashnikov e se ishte i gatshmë të përballej me kryebashkiakun Veliaj. kaq mjaftoi që qytetari numër një i Tiranës ta akuzonte publikisht Markun si një person të inkriminuar që e kishte kërcënuar me jetë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku erion veliaj elson marku erion veliaj

Sondazh

Poll