Aktualitet

Largimi i 16-vjeçares nga banesa, Policia: Psikologes i tregoi se iku me dëshirë

20 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
Largimi i 16-vjeçares nga banesa, Policia: Psikologes i tregoi se iku me

VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga largimi nga shtëpia i 16-vjeçares Eliza Tozaj në Vlorë. Pas njoftimit se u gjet ditën e djeshme, është bërë me dije se biseda që 16-vjeçarja ka bërë me psikologen. Ajo i ka treguar asaj se nga shtëpia është larguar me dëshirë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga familjarët, më datë 15.01.2022, për largimin nga banesa të vajzës 16 vjeçe, menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë. Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Fillimisht ajo kishte ikur nga shtëpia ku jeton me familjen e saj më 12 Janar, por e gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eliza tozaj policia e vlores eliza tozaj policia e vlores

Sondazh

Poll