Aktualitet

U kap mat duke vjedhur në pikën e këmbimit valutor, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

20 Janar 2022, 11:54 Nga DOSJA
U kap mat duke vjedhur në pikën e këmbimit valutor, arrestohet

DURRËS – Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, pasi është kapur mat teksa po vidhte një pikë të këmbimit valutor në qytet.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, 19-vjeçari me inicialet I.Ç., banues në fshatin Kullë të Durrësit ka qenë duke vjedhur një shumë parash në këtë pikë këmbimi valutor, në momemtin kur është konstatuar nga patrullat e policisë, të cilat e kanë prangosur menjëherë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

“Arrestimi i shtetasit I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres policia e durresit arrestime ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll