Aktualitet

VD-Çmimi i qumështit / Fermerët e Dropullit në protestë: Zgjidhje ose përshkallëzim

20 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
VD-Çmimi i qumështit / Fermerët e Dropullit në

DROPULL – Blegtorët e Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull, pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare. Ndër të tjera, ata kërkojnë nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë marrjen e masave emergjente dhe zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhen, pasi sipas tyre janë në gjendje tepër të vështirë, në kushtet e mbijetesës.

Mësohet se ata i kanë dërguar një peticion ministres së Bujqësisë, Frida Krifca përsa i përket subvencionimeve, ndërsa shtojnë se, çmimi i qumështit ka shkuar më lirë se sa litri ujit. Ndërkohë që kostoja e prodhimit të qumështit është gati dyfish njehësuar edhe me kostot e ushqimeve tek të imtat.

Blegtorët i kanë lënë afat ministres Krifca dhe qeverisë shqiptare që të negociojnë këtë situatë pasi në të kundërt, protestat e tyre do të përshkallëzohen. Në mungesë të një reagimi nga qeveria shqiptare, disa prej blegtorëve janë shprehur se po mendojnë seriozisht edhe zgjidhjen ekstreme, atë të shitjes së të imtave dhe largimin në emigracion.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dropull fermeret e dropullit ne proteste protesta ne dropull dropull fermeret e dropullit ne proteste protesta ne dropull

Sondazh

Poll