Sport

ATP “paralajmëron” Djokovic: “Ndalohet të luajnë në Francë të pavaksinuarit”

20 Janar 2022, 06:10 Nga DOSJA

FRANCE ATP konfirmon, se lojtarët e pavaksinuar do të ndalohen të luajnë në Francë.

Në një njoftim dërguar lojtarëve, shoqata e tenisit profesionist botëror për meshkuj, përsëriti pasojat e zbatimit të ligjit të vaksinimit, që i ndalon sportistët e pavaksinuar të marrin pjesë në çdo ngjarje sportive, përfshirë “Roland Garros”, nga 24 janari.

Një mesazh i qartë ky edhe për Novak Djokovicin pas dëbimit të tij nga Australia për mungesë vaksinimi. Sipas ATP-së, ka ende disa dyshime për lojtarët që janë shëruar nga Covid.

Gjithashtu, ka ende paqartësi për të kuptuar, nëse do të jenë në gjendje të konkurrojnë në këtë event edhe ata tenistë, të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

“Ne i kërkojmë Federatës Franceze të Tenisit dhe qeverisë franceze sqarime të tjera, të cilat do të përditësohen sapo të vihen në dispozicion informacione të reja,”- thotë ATP.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “rasti-djokovic” federatës franceze të tenisit nga 24 janari një mesazh i qartë ky pas dëbimit të tij nga australia për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic roland garros “rasti-djokovic” federatës franceze të tenisit nga 24 janari një mesazh i qartë ky pas dëbimit të tij nga australia për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic roland garros

Sondazh

Poll