Sport

Befasi me përzgjedhjen! Alexander Blessin do të jetë trajneri i ri i Genoa-s…

20 Janar 2022, 06:02 Nga DOSJA
Befasi me përzgjedhjen! Alexander Blessin do të jetë trajneri i

ITALI – As Labbadia, Maran apo Nicola. Trajneri i ri i Genoas është Alexander Blessi. Kuqeblutë njoftojnë befasinë përmes kanaleve të tyre sociale.

“Mirë se erdhe zoti Blessin!, – thuhet në deklaratën e klubit. – Alexander Blessin është trajneri i ri i Genoa-s dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024. Ai ka qenë trajner te Red Bull Leipzig dhe KV Oostende, një klub në ligën më të lartë belge, – vazhdon shënimi. – Genoa dhe ‘777 Partners’ i urojnë zotit Blessin punë të mbarë”.

Pas shkarkimit të Shevchenkos, Genoa vendosi në listën e pagave një trajner tjetër, të katërtin. Një vendim që ka mbyllur përfundimisht të gjitha hipotezat e tjera të qarkulluara ditët e fundit. Aq më tepër që tekniku i zgjedhur sigurisht që nuk është një emër i njohur. Në karrierën e tij Alexander Blessin ka punuar vetëm në akademitë e të rinjve të Leipzig dhe në Oostende.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt – shpjegoi tekniku i ri i kuqebluve. – Në 24 orë gjithçka u krye dhe për mua është ende e vështirë të kuptoj se çfarë ndodhi. Ky është një hap i madh përpara në karrierën time, por do t’i jem gjithmonë mirënjohës KVO-së për mundësinë që kam pasur këtu”,- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alexander blessin genoa humbi mbrëmë kv oostende nënshkruar kontratë deri në qershor 2024 një klub në ligën më të lartë belge red bull leipzig shemben mbetjet e urës së genoas shpëtimi i genoas trajneri i ri i genoas alexander blessin genoa humbi mbrëmë kv oostende nënshkruar kontratë deri në qershor 2024 një klub në ligën më të lartë belge red bull leipzig shemben mbetjet e urës së genoas shpëtimi i genoas trajneri i ri i genoas

Sondazh

Poll