Sport

KUPA E ITALISË/ Goli i Bajramit nuk mjafton për Empolin,shtesat i buzëqeshin Interit

19 Janar 2022, 22:47 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/ Goli i Bajramit nuk mjafton për Empolin,shtesat i

ITALI-Inter vuan në Kupën e Italisë por në fund shtesat i buzëqeshin skuadrës zikaltër që fiton 3-2 pas 120 minutash lojë duke avancuar në çerekfinalet e këtij kompeticioni aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Roma-Lecce. Sanchez do të shënonte në minutën e 13′ golin e avantazhit për Interin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 61-të Bajrami do të zhvlerësonte golin e sulmuesit të Interit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare i ardhur në fushë në pjesën e dytë pasi mori një top nga mesfushori tjetër shqiptar Kristijan Asllani goditi fluturimthi duke mposhtur portierin rumun të zikaltërve Radu. Empoli do shënonte golin e avantazhit në minutën e 76′ kur goditja e Cutrones me kokë, topi fillimisht shkoi në traversë e më pas u përplas në trupin e portierit të Interit.

Kur u mendua se gjithçka do të përfundonte këtu, Ranochia do të barazonte shifrat në minutën e 91′ duke çuar ndeshjen në kohën shtesë. Në shtesën e parë në minutën e 104, Stefano Sensi, 10 minuta pasi kishte hyrë në fushë shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe për Interin që ruajti epërsinë deri në fund duke u kualifikuar në çerekfinale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport empoli inter empoli inter

Sondazh

Poll