Sport

Sevilla gabon në transfertë me Valencian, ndërkohë Celta Vigo mposht Osasunën…

20 Janar 2022, 05:55 Nga DOSJA
Sevilla gabon në transfertë me Valencian, ndërkohë Celta

SPANJE – Në kuadër të javës së 21-të të la Ligas, u zhvilluan edhe dy ndeshje në kampionatin spanjoll.

Skuadra andaluze e Sevillas u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e Valencias, duke mos mundur ta ngushtonte në dy pikë diferencën me Real Madridin.

Ekipi i Lopetegui zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, por ata nuk ia dolën dot të finalizonin rastet e tyre për të marr tri pikët e dëshiruara.

Goli i parë i takimit erdhi nga një gabim i Diakhaby në minutën e 7-të, që shënoi një autogol në portën e vetë. Megjithatë, gjithçka u vendos në barazpeshë brenda pjesës së parë. Ishte Guedes ai që çoi rezultatin në 1-1, pasi shënoi në minutën e 44-t të takimit.

Në pjesën e dytë ekipet ishin më të kujdesshme. Sevilla që u përpoq më shumë për t’u kthyer me tre pikët në shtëpi, por pa mundur të gjente golin e artë të fitores. Kështu, Sevilla ngjitet në kuotën e 45 pikëve, 4 më pak se Reali kryesues, ndërsa Valencia qëndron në vendin e nëntë në kuotën e 29 pikëve.

Në ndeshjen tjetër, Celta Vigo mposhti në shtëpi Osasunën me rezultatin 2-0. Fillimisht Mallo në të 29-tën minutë dhe më pas Mina në të 38-tën shënua dhe i dhanë tri pikët skuadrës së Vigos, që u ngjit në vendin e 12-të në kuotën e 26 pikëve.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport në transfertën e valencias nga një gabim i diakhaby osasunën me rezultatin 2-0 sevilla ngjitet në kuotën e 45 pikëve sevilla të spanjës skuadra andaluze e sevillas të derbit betis-sevilla në transfertën e valencias nga një gabim i diakhaby osasunën me rezultatin 2-0 sevilla ngjitet në kuotën e 45 pikëve sevilla të spanjës skuadra andaluze e sevillas të derbit betis-sevilla

Sondazh

Poll