Sport

Futboll, renditja e stadiumeve në Europë: Zhgënjen Italia, ja kush kryeson

19 Janar 2022, 17:50 Nga DOSJA
Futboll, renditja e stadiumeve në Europë: Zhgënjen Italia, ja

EUROPË- Stadiumi më i mirë në Europë? Westfalenstadion i Dortmundit, shtëpia e Borussia Dortmund.Stadiumi më i keq? “Castellani” i Empolit. Kjo u zbulua nga një renditje e përpiluar nga faqja britanike Money dhe bazuar në komentet e postuara nga tifozët dhe vizitorët në tre platforma të ndryshme: Tripavdisor, Google dhe Football Ground Map. Ndër 15 impiantet më të këqija në kontinent, janë 5 që presin skuadra të Serie A në Itali: përveç atij të të besuarve të Andreazzolit janë edhe “Penzo” i Venecias, “Bentegodi” i Veronës, “Franchi” i Firences dhe “Maradona” i Napolit.

Spanja ka tre stadiume në dhjetëshen e parë (Santiago Bernabeu, Camp Nou dhe ëanda Metropolitano), ndërsa stadiumi më i mirë italian është San Siro, i cili është në vendin e 11-të në të njëjtin nivel me Allianz Arena të Bayern Munich, ndërsa Allianz Stadium i Torinos është i 22-ti.

Në krye të renditjes së më të mirëve, pas Signal Iduna Park (pikavarazhi 4.57), pozicionohen gjashtë impiante të tjera në nivel të barabartë, në kuotën 4.53: Arena Nationala në Bukuresht, Camp Nou, Bernabeu, Stadiumi Millennium në Cardiff, Stadion Narodowy në Varshavë dhe Stadiumi Tottenham Hotspur në Londër. Pikavarazh i lartë (4.50) edhe për gjysëm të panjohurin “Stadion An der alten foersterei” në Berlin, shtëpia e klubit të Unionit, që i paraprin ëandës dhe ëembley-t legjendar në Londër (4.47).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund stadiumet borussia dortmund stadiumet

Sondazh

Poll