Sport

VIDEO/ Pezullohet takimi në “Australian Open”, vajzës i bie të fikët gjatë turneut

19 Janar 2022, 20:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Pezullohet takimi në “Australian Open”, vajzës i

AUSTRALI– Një ndeshje e raundit të parë në Australian Open u pezullua pasi dy tenistët Delbonis dhe Martinez nxituan për të ndihmuar një vajzë që mblidhte topat, pasi i ra të fikët. Shkak ishin temperaturat e larta, që kanë kapur mbi 30 gradë.

Delbonis ishte ai që ndaloi i pari teksa në dukje dalloi vajzën që po i binte të fikët në anën tjetër të fushës, dhe siç duket hodhi raketën dhe vrapoi për të ofruar ndihmë.

Edhe Martinez ofroi ndihmën e tij.Tenistët qëndruan me të derisa ajo po merrte kujdes mjekësor, pavarësisht se ndeshja e tyre ishte në një pikë kritike.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australi australian open delbonis australi australian open delbonis

Sondazh

Poll