Sport

Atletico Madridi eliminohet nga Kupa e Mbretit, kualifikohen baskët e Real Sociedad

20 Janar 2022, 05:49 Nga DOSJA

SPANJE – Aventura e Atletico Madridit në Kupën e Mbretit përfundon në raundin e 1/16-ave. Real Sociedad kualifikohet në çerekfinale, pasi mposhti 2-0 ‘colchoneros’.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të, kur krosimi i Zaldua gjeti goditjen e saktë të Jonuzajt me kokë. Formacioni i Simeones lufton të bëhet i rrezikshëm; mirëpo në minutën e 47-të, Sorloth shënon për të dyti pas një gabimi të Felipe. Real Sociedad kualifikohet kështu në top 8 të Kupës së Spanjës.

Pas Superkupës, trajneri Cholo Simeone i jep lamtumirën para kohe edhe objektivit të dytë sezonal. I treti, duket sërish i vështirë, nëse llogaritet fakti që Atletico Madrid është 13 pikë larg nga kreu i La Ligas, çka e bën të largët mundësinë që “colchoneros” të kthehen në luftën e kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aventura e atletico madridit djemtë e simeones formacioni i simeones mbrojtësit të atlético madridit presidenti i atletico madridit real sociedad kualifikohet trajneri cholo simeone aventura e atletico madridit djemtë e simeones formacioni i simeones mbrojtësit të atlético madridit presidenti i atletico madridit real sociedad kualifikohet trajneri cholo simeone

Sondazh

Poll