Sport

Tottenham i çmendur, Leicester mundet për dy minuta/ Man.United fiton ndaj Brentford

19 Janar 2022, 22:24 Nga DOSJA
Tottenham i çmendur, Leicester mundet për dy minuta/ Man.United

ANGLI- Në javën e 17-të të Premier League Tottenham bëri surprizën e madhe duke fituar me shifrat 2-3 ndaj Leicester.Një fitore në stilin Conte, me luftë dhe guxim deri në sekondat e fundit. Megjithatë ishin vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 24-të me Dakën.

Në minutën e 37-të Kane do të barazonte shifrat. Loja ishte e shpejtë dhe plot përmbysje, në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76′ Maddison do të shënonte për Leicester. Duke kujtuar se ndeshja kishte përfunduar, Bergëijn do të shënonte në minutat 95′ dhe 97′.

BRENTFORD-MANCHESTER UNITED 1-3
Manchester United ringrihet pas dy ndeshjesh pa fituar duke mundur Brentford me shifrat 1-3. Golat u shënuan në pjesën e dytë ku ishte Elanga ai që kaloi “Djajtë” në avantazh në minutën e 55′. Më pas gjithçka u dyfishua nga Greenwood, ndërsa Rashford trefshishoi rezulttin duke i dhënë edhe qetësinë ekipit.

Golin e nderit për Brentford e shënoi Toney në minutën e 85′ të takimit. Kështu United kthehet në shtëpi me tre pikët dhe ngjitet në kuotën e 35 pikëve. Nga ana tjetër, humbja e tretë radhazi për Brentford që ndodhet në vendin e 14-të me 23 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leicester premier league tottenham leicester premier league tottenham

Sondazh

Poll