Sport

Abuzuan me shqiptaren, Gjykata konfirmon: 9 vite burg për Robinhon dhe shokun e tij

19 Janar 2022, 17:34 Nga DOSJA
Abuzuan me shqiptaren, Gjykata konfirmon: 9 vite burg për Robinhon dhe

ITALI– Gjykata e Kasacionit të Romës ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për ish-sulmuesin e Real Madrid dhe Milan, Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco, për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje shqiptare.

Ankesa e paraqitur nga avokatët e ish-lojtarit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, u refuzua. Vendimi i fundit i gjykatës në Romë është një dënim i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

Tani, thekson Il Corriere della Sera, drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan real madrid robinho milan real madrid robinho

Sondazh

Poll