Sport

Kukësi fundoset nga një ish-lojtar, Dinamo rikthehet te fitorja pas 5 ndeshjesh

19 Janar 2022, 17:56 Nga DOSJA
Kukësi fundoset nga një ish-lojtar, Dinamo rikthehet te fitorja pas 5

ELBASAN– Dinamo bën surprizën e madhe në ndeshjen e javës së 16-të. Përballë Kukësit, skuadra drejtuar nga Bledi Shëkmbi fiton me shifrat 1-0, falë golit të Imamit.

Një përballje ku pati shumë mundësi nga dy skuadrat, ndërsa në të dytën, pati një ritëm më të ulët me Kukësin që pati rastin e parë më të rrezikshëm. Një goditje e Taipit u devijua nga Daci, por topi shkoi pranë shtyllës së Simonit. Ndërkohë që Dinamo surprizoi Kukësin në minutën e 89 pasi Imami, ish-futbollisti i Kukësit shënoi golin e vetëm të takimit duke mposhtur portierin Tafas.

Rikthehet kështu te fitorja Dinamo pas 5 ndeshjes rradhazi. Kukësi ndërkohë qendron në vendin e tretë në kuotën e 28 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo kukesi dinamo kukesi

Sondazh

Poll