Sport

“Kemi shumë Natasha këtu”/ Klubi rus i mbush mendjen lojtarit turk me femra ruse

19 Janar 2022, 17:15 Nga DOSJA

RUSI- CSKA e Moskës më në fund ka arritur marrëveshjen me Lille për huazimin e Yusuf Yazici. Futbollisti turk kishte kohë që ishte në listën e skuadrës ruse dhe lojtari është transferuar në formën e huazimit për gjashtë muaj me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Në orët e fundit Lille, ka publikuar komunikatën zyrtare, përmes faqes zyrtare. Interesant është fakti se Katerina Kirilcheva, shefja e editimit ka publikuar mesazhet me futbollistin në Instagram.
Në mesazhet e publikuara, mesazhet që CSKA i kishte dërguar ishin: “Yusuf! Përshëndetje Yusuf! Ne po të presim ty. Yusuf? Ku je ti? Jemi gati të nënshkruajmë kontratën????”. Deri këtu çdo gjë dukej normale, deri në mesazhin e fundit.

“Yusuf, është Rusia, ne kemi shumë Natasha këtu!”, shkruante CSKA. Kjo vjenë si pasojë e një fenomeni që ndodh në Rusi. Shumë vajza ruse shkojnë për pushime në Turqi dhe më pas martohen me djem turq.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cska e moskes lille cska e moskes lille

Sondazh

Poll