Sport

Jeta e Antonellës në Paris, si në ferr, bukuroshja shtyn Messin drejt Spanjës

18 Janar 2022, 20:44 Nga DOSJA
Jeta e Antonellës në Paris, si në ferr, bukuroshja shtyn Messin

SPANJË– Lajme të bujshme mbërrijnë nga Spanja për Leo Messin! Gazeta katalane El Nacional siguron se bashkëshortja e argjentinasit po jeton një makth të vërtetë në Francë. Antonela Roccuzzo është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar për të mësuar. Familja Messi jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por mesa duket kjo nuk mjafton.

Antonela do të donte të kthehej në Katalonjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër. Sipas The Sun, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me PSG, e cila do të skadojë në vitin 2023.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonela roccuzzo messi antonela roccuzzo messi

Sondazh

Poll