Sport

Serie A/ Nuk riluhet takimi, Gjykata Sportive i heq 1 pikë skuadrës

18 Janar 2022, 19:06 Nga DOSJA
Serie A/ Nuk riluhet takimi, Gjykata Sportive i heq 1 pikë skuadrës

ITALI-Tashmë është zyrtare. Gjykata Sportive ka vendosur për fatin e ndeshjes Udinese-Salernitana që duhej të luhej më 21 dhjetor 2021. Tre pikë për Udinesen që fitojnë kështu 3-0 në tavolinë. Dënimi nuk mbaron këtu pasi Salernitanës do t’i hiqet edhe një pikë për mospjesëmarrje në ndeshje.

Tashmë edhe pikët në Serie A ndryshojnë me Salernitana që shkon në 10 pikë, krahasuar me 11 të fituara në fushë. Por skuadra nga Campania është gati të apelojë siç është njoftuar nga vetë klubi.

Salernitana ishte e ndaluar nga autoritetet shëndetësore lokale për të udhëtuar drejt Udines, por kjo gjë nuk u morr parasysh nga gjykata. Sipas gjyqtarit, ekipi salern nuk zbatoi masat e nevojshme për mosprezencën në ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport salernitana serie a udinese salernitana serie a udinese

Sondazh

Poll