Sport

“Si e shantazhova Beckham me 1 milion $”/ O’Neal tregon historinë me anglezin

18 Janar 2022, 19:23 Nga DOSJA
“Si e shantazhova Beckham me 1 milion $”/ O’Neal tregon

SHBA-Shaquille O’Neal ka treguar një histori gjatë një episodi të “The Late Late Shoë With James Corden” ku në mesin e të ftuarve ishte Victoria Beckham. Ish-basketbollisti zbulon se një ditë gjeti portofolin e David Beckham.

Megjithatë, përpara se ta kthente, ai donte të bënte një shaka me anglezin, duke u përpjekur ta shantazhonte: “Një ditë po ecja në Beverly Hills dhe gjeta një portofol, ishte vërtet i bukur, e shikoj me kujdes dhe thoshte David Beckham. Isha sikur ‘Jo, nuk mund të jetë!’. Kështu që shikova dokumentet dhe ishin vërtet të David Beckham-it”.

Një shans i madh për të krijuar një shaka. Shaq arrin të gjejë kontaktet me David Beckham dhe me shaka përpiqet t’i zhvasë 1 milion dollarë: “Në atë moment nuk doja të shkoja tek ai dhe ta lija para shtëpisë.Kështu që bëra një shaka me të: “Unë kam portofolin tënd, nëse do që ta kthej, do t’ju kushtojë një milion dollarë”.Megjithatë, ish-lojtari anglez e kuptoi menjëherë se ai ishte ish-basketbollisti: “Beckham tha ‘Shaq, mjaft bërë shaka’. Dhe pastaj i thashë ‘Dave, gjeta portofolin tënd’ dhe ai erdhi ta merrte atë.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport beckham shaquille o'neal beckham shaquille o'neal

Sondazh

Poll