Sport

A mund të përsëritet Milan-Spezia? Rregullorja është e qartë

18 Janar 2022, 18:10 Nga DOSJA
A mund të përsëritet Milan-Spezia? Rregullorja është e

ITALI- A është e mundur të përsëritet Milan-Spezia? Është e kotë të flasësh. Pavarësisht se arbitri pranoi gabimin: duart e ngritura si një falje pas fërshëllimës së nxituar për një faull ndaj Rebic dhe si pasojë dështimin për ti dhënë avantazhin kuqezinjëve.

Pas këtij aksioni erdhi edhe goli i Spezias dhe protestat e panumërta të Mianit. Për t’i vënë kapak historisë ishte falja e AIA-s (shoqatës italiane të arbitrave).

RREGULLORJA– Tani, në realitet me rregulloren në dorë, nuk mund të flasim për një gol të anuluar për skuadrën e Milanit pasi ai erdhi kur loja ishte e ndalur nga fërshëllima e arbitrit. Shkurtimisht, Serra mund dhe duhej ta linte të vazhdonte, por vendosi të bllokonte aksionin, siç bëri. Dhe së fundmi pyetja e fundit: a mund të ndërhynte Var? Jo, sepse nuk hyn në fushën e tij të veprimit, në rastet e përcaktuara me protokoll.

JO GABIM TEKNIK- Serra në dhomat e zhveshjes ka kërkuar sërish falje përpara kuqezinjve për gabimin. Por edhe pse rregullorja e parashikon riluajtjen e ndeshjes për një gabim teknik të arbitrit, Milan-Spezia nuk mund të riluhet për herë të dytë. Serra bëri një gabim interpretimi dhe jo gabim teknik. Faulli ndaj Rebic mund të vërshëllehej. Kjo do të thotë se nuk është shkelur rregullorja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan spezia milan spezia

Sondazh

Poll