Sport

Federico Chiesa me temperaturë: shtyhet ndërhyrja kirurgjikale në Innsbruck…

18 Janar 2022, 16:35 Nga DOSJA
Federico Chiesa me temperaturë: shtyhet ndërhyrja kirurgjikale në

AUSTRI – Raportohet, se ndërhyrja kirurgjikale e Federico Chiesas për dëmtimin e ligamentit kruciat të majtë, është shtyrë. Sulmuesi i Juventusit në fakt është goditur nga një virozë gripale e shoqëruar me temperaturë.

Tamponi ka rezultuar negativ, por përpara se të futet nën thikë në klinikën “Hocrum” në Innsbruck të Austrisë, sulmuesi i kombtares së Italisë do të duhet të bëjë durim. Operacioni i planifikuar për nesër, me doktor Fink, do të shtyhet për disa ditë.

Nëntë ditë më parë, sulmuesi bardhezi dëmtoi ligamentin kruciat të gjurit të majtë në ndeshjen ndaj Romëve. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, koha e rikuperimit të Chiesas përllogaritet afërsisht deri në tetë muaj. Praktikisht sezoni konsiderohet i përfunduar për sulmuesin e Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiesa dhe donnarumma është juventusi im federico chiesan federico chiesas chiesa dhe donnarumma është juventusi im federico chiesan federico chiesas

Sondazh

Poll