Sport

Frikë nga Covid/ Atalanta gjen zgjidhjen, lojtarët no-vax do të udhëtojnë me furgon

18 Janar 2022, 16:20 Nga DOSJA
Frikë nga Covid/ Atalanta gjen zgjidhjen, lojtarët no-vax do të

ITALI- Shumë polemika dhe kaos në muajt të fundit të Serie A. Shumë lojtarë rrezikojnë të mos luajnë më në lidhje me vendimet që qeveria po merr për personat që ende nuk janë vaksinuar.

Ndërkohë, nga Atalanta nuk vijnë lajme të mira për lojtarët që nuk janë vaksinuar. Në takimin ndaj Lazios, lojtarët e pavaksinuar do të udhëtojnë me një automjet tjetër dhe do të kalojnë natën në një apartament të zgjedhur nga klubi.

Pas sfidës, ata do të kthehen për në Bergamo, në të njëjtën mënyrë siç do të shkojnë për në Romë.Siç ndodh me klubet e tjera, Atalanta nuk bëri të ditur emrat e lojtarëve të pavaksinuar. Por me këtë vendim për të shmangur infeksionet dhe simptomat e mundshme, tashmë do të mund të kuptohen se cilët janë lojtarët e Atalantas të pavaksinuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta atalanta

Sondazh

Poll