Sport

Lazio kualifikohet, por me pasoja! Lojtari përplas Sarrin, syzet i fluturojnë dhe…

18 Janar 2022, 19:45 Nga DOSJA
Lazio kualifikohet, por me pasoja! Lojtari përplas Sarrin, syzet i

ITALI- Lazio pati nevojë për kohën shtesë për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë pasi mposhti Udinesen me rezultatin minimal 1-0. 90 minutat e rregullta të takimit nuk prodhuan asnjë fitues edhe pse të dyja ekipet e kërkuan vazhdimisht rrugën e rrjetës.

Në stadiumin “Olimpico” pati edhe një moment që shkaktoi të qeshura. Sulmuesi i Udineses, Ignacio Pusetto në një moment shpejtësie përplaset me trajneri Maurizio Sarri. Tekniku i Lazios nuk priste që lojtari të përfundonte mbi të dhe nuk mundi dot të reagonte.

Syzet e trajnerit të Lazios fluturuan por ai u ngrit menjëherë ndërsa sulmuesi nga Friuli qëndroi në tokë edhe disa sekonda nga përplasja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio sarri lazio sarri

Sondazh

Poll