Sport

Pankina e Genoas bosh, anashkalohet Labbadia: mund të rikthehet Maran…

18 Janar 2022, 16:55 Nga DOSJA
Pankina e Genoas bosh, anashkalohet Labbadia: mund të rikthehet

ITALI – Bruno Labbadia nuk do të jetë pasardhësi i Andriy Shevchenkos në pankinën e Genoas sikurse u tha. Marrëveshja mes klubit kuqeblu dhe trajnerit gjerman, i cili dukej se ishte një hap larg, u prish përfundimisht për shkak të mungesës së marrëveshjes për kontratën.

Kështu Genoa u detyrua të ndryshonte sërish planet. Për stolin vakant tani favorit është një nga trajnerët e tjerë në listën e gjenovezëve: Rolando Maran.

Ish-trajneri nga Trentino e ka udhëhequr Genoan në 13 ndeshjet e para të Serisë A të sezonit të shkuar 2020/21, përpara se të shkarkohej para Krishtlindjeve pas humbjes ndaj Beneventos.

Me nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me kuqeblutë në atë kohë, për momentin ai është ende nën kontratë dhe klubi ligurian, pas humbjes së keqe 0-6 ndaj Fiorentinës, ka nisur ta mendojë rikthimin e tij.

Maran ka dhënë tashmë gatishmërinë e tij për t’u kthyer menjëherë në pankinë, ndërkohë që alternativa janë edhe Davide Nicola dhe Davide Ballardini.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bruno labbadia genoa humbi mbrëmë genoan në 13 ndeshjet e para ish-trajneri i genoas ish-trajneri nga trentino nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos rolando maran trajnerit gjerman bruno labbadia genoa humbi mbrëmë genoan në 13 ndeshjet e para ish-trajneri i genoas ish-trajneri nga trentino nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos rolando maran trajnerit gjerman

Sondazh

Poll