Sport

Adolf Selmani dëmtohet, fluturon drejt Torinos për t’u rikuperuar sa më shpejt

18 Janar 2022, 18:58 Nga DOSJA
Adolf Selmani dëmtohet, fluturon drejt Torinos për t’u

TIRANE Qendërmbrojtësi Adolf Selmani, i cili u rikthye te Kastrioti pas eksperiencave me Laçin dhe Teutën, ka pësuar një dëmtim në fundin e pjesës së parë në ndeshjen ndaj durrsakëve.

Selmani sakrifikoi gati 10 minuta dhe më pas, në pjesën e dytë, mbeti në dhomat e zhveshjes. Dëmtimi në kavilje e pengonte atë të luante dhe tani mësohet se do të duhet të qëndrojë katër javë jashtë fushave të blerta.

Një lajm i keq ky për qendërmbrojtësin, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të krutanëve.

Mirëpo Selmani nuk ka humbur kohë dhe një ditë më parë ka fluturuar drejt Torinos, ku do të kryejë vizita të tjera të detajuara dhe do të bëjë terapi që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

Mbrojtësi krutan do të jetë në kujdesin e doktorit të kombëtares shqiptare, Xhanluka Stesina, i cili është edhe pjesë e “J Medical”, klinikës së Juventusit. Në të shkuarën edhe vëllai i tij, Gentiani, ka qenë aty për të kryer terapi, apo kontrolle të ndryshme mjekësore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barazimi me kastriotin i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën qendërmbrojtësi adolf selmani selmani në klubin e menemenspor selmani sakrifikoi gati 10 minuta trajneri i kastriotit barazimi me kastriotin i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën qendërmbrojtësi adolf selmani selmani në klubin e menemenspor selmani sakrifikoi gati 10 minuta trajneri i kastriotit

Sondazh

Poll