Aktualitet

DETAJE/ Shënjestra ishte 63-vjeçari, si u shpëtoi plumbave në Tiranë

18 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA
DETAJE/ Shënjestra ishte 63-vjeçari, si u shpëtoi plumbave

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Liqenit të Thatë. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se shënjestër ka qenë një 63-vjeçar me inicialet L.M.. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij në momentin që është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt një mjeti

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll