Aktualitet

Integrimi i Shqipërisë, ministrja gjermane: Qeveria e Opozita të vijojnë me reformat

18 Janar 2022, 09:43 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë, ministrja gjermane: Qeveria e Opozita të

TIRANË– Ministrja gjermane për Evropën Anna Luhrmann është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është në interes të vetë BE-së. Në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, Luhrmann tha se vendi ynë është me rëndësi strategjike për stabilitetin në rajon. Ministrja gjermane kërkoi që si Opozita edhe Qeveria të vijonin me reformat në drejtësi në mënyrë që të mos ketë hapas pas. Sipas ministres gjermane, hapat pas e dëmtojnë procesin e integrimit në BE.


“Për mua është shumë e rëndësishmë që të dërgoj një mesazh në Shqipëri, dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria është me rëndësi strategjike. Është në interesin e vetë BE-së integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne po punojmë në rë mirë të njerëzve në shumë sektorë, si furnizimi me ujë, menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, bashkëpunojmë me përfaqësues të shoqërisë civile e në kuadër të forumeve. Ne gëzohemi që mund të mbështetemi te Shqipëria si një partner i rëndësishëm. Zyrtarë të lartë dhe anëtarë të krimit të organizuar janë dërguar në bankën e atë akuzuarve, Vetingu e reforma në drejtësi vijon dhe kështu duhet të vazhdojë.  Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin,”- tha ministrja Luhrmann.

LAJM KRYESOR:Pas RMV, ministrja gjermane e Shtetit sot në Tiranë, takime me Ramën e Ahmetajn

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore anna lührmann anna luhrmann ne tirane anna lührmann anna luhrmann ne tirane

Sondazh

Poll