Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të ish-ministrit Koka

18 Janar 2022, 10:15 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive

TIRANË – Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në një njoftim për mediat, Apeli i GJKKO thekson se ditën e sotme u shqyrtua çështja ndaj ish-ministrit Lefter Koka, ndërsa njofton se ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, që vendosi pak kohë më parë për sekuestrimin e pasurive të Kokës.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.01.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 13 akti, datë 07.01.2022 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit (ankues) L.K., lidhur me “Heqjen e sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 484, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, miratimin e vendimit nr. 484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikat 1, 4, 5, 8 dhe 9 të tij, që lidhen me pasuritë e ankuesit”, thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua me urdhër të SPAK në 14 dhjetor të vitit të kaluar pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrim parash’ dhe ‘korrupsion’. Përveç Kokës, në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë korrupsioni, të identifikuar me inicialet K.Z. dhe S.B.. Mbi të gjithë rëndon  kryerja e 4 veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike apeli i gjkko lefter koka apeli i gjkko lefter koka

Sondazh

Poll