Aktualitet

Dhunë në familje, drogë e dorezë metalike / 2 të arrestuar e 4 të proceduar në Korçë

18 Janar 2022, 10:35 Nga DOSJA
Dhunë në familje, drogë e dorezë metalike / 2 të

KORÇË – Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka nisur procedim për katër të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 51-vjeçar me inicialet L.D., banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij N. D., 58 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Po ashtu u arrestua në flagrancë një 20-vjeçar, me inicialet A. T., banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, në të cilin ai ishte pasagjer, në çantën personale të tij gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri (përforcuese grushti).

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Një 51-vjeçar i identifikuar me inicialet L.D., banues në fshatin Gurras, Pogradec, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases N. D., 58 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i 20-vjeçarit të identifikuar me inicialet A. T., banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Benz”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën personale të tij gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri (përforcuese grushti). Ndër të tjera, janë proceduar penalisht 4 persona për vepra të ndryshme penale. Një 30-vjeçar i identifikuar si A.K., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe M. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec do të procedohen penalisht për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë konstatuar me mjetet tip “Mitsubishi” dhe mjetin tip “Golf”, pa targa dhe pa dokumente, duke transportuar dru zjarri pa lejen përkatëse. Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, për shtetasit J. H., 44 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll dhe F. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në fshatin Ponçarë, këta shtetas u konstatuan duke kryer punime në ndërtimin e një objekti kulti, pa leje. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce policia korçe arrestime ne korce policia korçe

Sondazh

Poll