Aktualitet

Lührmann në Tiranë: Çoni para reformat, bashkëpunimet rajonale për 6 vende

18 Janar 2022, 07:08 Nga DOSJA
Lührmann në Tiranë: Çoni para reformat, bashkëpunimet

TIRANË – Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Lührmann, pritet të vizitojë sot kryeqytetin shqiptar, Tiranën, një ditë pas vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Lührmann pritet të takohet gjatë kësaj vizite me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Megi Fino.

Takimi me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj mësohet se do të zhvillohet në orën 09:30 në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa menjëherë më pas pritet që ata të dalin në një konferencë për shtyp.

Në qendër të diskutimeve mes palëve mësohet të të jenë marrëdhëniet dy palëshe, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit, Anna Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, vizitoi për herë të parë Maqedoninë e Veriut ditën e djeshme. Ajo zhvilloi takime me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, Kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiç, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në njoftim thuhet se: “Gjermania mbështet seriozisht perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE: Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian duhet të nisin menjëherë. Të dy shtetet i kanë përmbushur kushtet për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Ne kemi dhënë fjalën. Për rrugëtimin e mëtejshmën drejt Bashkimit Evropian vazhdon të jetë me rëndësi vendimtare vijimi me vendosmëri i reformave dhe qeverisjes së mirë.“

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Pyetësori i paralajmëruar, Ahmetaj: Na ndihmon të reflektojmë (Asnjë afat kohor)

Shqipëria të ndahet nga RMV? Luhrmann: Do e gjejmë një zgjidhje

Open Balkan, ministrja gjermane: E vlerësojmë, prioritet proceset gjithëpërfshirëse

Integrimi i Shqipërisë, ministrja gjermane: Qeveria e Opozita të vijojnë me reformat

Deklarata me ministren Luhrman/Integrimi, Ahmetaj: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike anna lührmann anna lührmann sot ne tirane arben ahmetaj megi fino anna lührmann anna lührmann sot ne tirane arben ahmetaj megi fino

Sondazh

Poll