Aktualitet

Open Balkan, ministrja gjermane: E vlerësojmë, prioritet proceset gjithëpërfshirëse

18 Janar 2022, 09:43 Nga DOSJA
Open Balkan, ministrja gjermane: E vlerësojmë, prioritet proceset

TIRANË– Ministrja gjermane për Evropën Anna Luhrmann ka shprehur mbështetjen e saj për nismën “Balkani i Hapur” që njihet vetëm nga tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në konferencën e përbashkë me zëvendëskryemministrin Arben Ahmetaj, Luhrmann tha se i vlerëson përpjekjet e krerëve të tre shteteve për të bashkëpunuar por që prioritet sipas saj duhet të kenë nismat gjithëpërfshirëse. Ministrja gjermane përmendi këtu Procesin e Berlinit dhe tha se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi kur përfshihen të gjashta shtetet.


“Në 2014-n qeveria federale solli në jetë procesin e Berlinit. Përshëndesim angazhimin mes shteteve rajonale dhe e kuptojmë mjaft mirë dëshirën për të bërë përpara. Por procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjashtë vendet. Lipset që në Sofje për planzbatimin 2020 të bëhet progress për tregun rajonal. Një shembull i mirë për atë që mund të arrihet në bashkëpunimin rajonal janë programet rinore, këtu bën pjesë edhe heqja e tarifave roaming në rajon apo heqja e shtesave të tarifave të transportit të mallrave mes vendeve. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të mund të bindem edhe për bukuritë e vendit tuaj, në duhet ta mbrojmë natyrën tonë dhe t’ua lëmëatë brezave të ardhshëm. Zoti zëvendëskryeministër më lejoni të theksoj edhe njëherë se edhe në drejtimin e Olaf Scholfz Republika federale do të vijojë të jetë një partner i rëndësishëm,”- tha ministrja ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Pas RMV, ministrja gjermane e Shtetit sot në Tiranë, takime me Ramën e Ahmetajn

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore anna lührmann anna luhrmann ne tirane anna lührmann anna luhrmann ne tirane

Sondazh

Poll