Aktualitet

Rikthehet i ftohti / Era e fortë rrëzon lisin në Kukës, dhjetëra banorë pa energji

18 Janar 2022, 06:29 Nga DOSJA
Rikthehet i ftohti / Era e fortë rrëzon lisin në Kukës,

SHQIPËRI – Edhe gjatë ditës së sotme Shqipëria është përfshirë nga një mot i kthjellët, por tepër i ftohtë në të gjithë territorin e saj. Probleme janë shënuar në Qarkun e Kukësit, ku në lagjen ‘Zabel’ të qytetit një lis ka rënë si pasojë e erës së fortë dhe kjo ka bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike për disa familje në këtë lagje. Ndërkohë, djegia e një transformatori ka lënë pa energji elektrike edhe 60 familje në fshatin Malqenë.

Moti i ftohtë ka përfshirë Qarkun e Kukësit prej disa ditësh, ku ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa janë raportuar vështirësi në qarkullim si pasojë e mjegullës së dendur dhe ngricave në rrugë si pasojë e temperaturave nën zero.

Sipas Meteoalb, gjatë ditës së sotme moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon lisin në Kukës, dhjetëra familje pa energji elektrike

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti sot parashikimi i motit moti moti sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll