Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë! 25-vjeçari sulmon të riun, i thyen edhe xhamin e makinës

18 Janar 2022, 10:02 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Vlorë! 25-vjeçari sulmon të

VLORË– Një plagosje mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, me inicialet A.H, pasi ka goditur me mjet prerës personin me inicialet S.V. Policia informon se i riu, banues në fshatin Rromës, i ka thyer edhe xhamin e makinës të lënduarit. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 25-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulm me thike ne vlore vlore sulm me thike ne vlore vlore

Sondazh

Poll