Aktualitet

Soreca: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt, është e rëndësishme

18 Janar 2022, 09:05 Nga DOSJA
Soreca: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaron se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt. Kjo deklaratë u tha nga Soreca pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Soreca thotë se konferenca e parë ndërqeritare është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin e saj në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.

“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Twitter.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll