Sport

Novak Djokoviç humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia

16 Janar 2022, 07:21 Nga DOSJA
Novak Djokoviç humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia

AUSTRALI – Tenisti serb, Novak Djokoviç ka humbur gjyqin e tij me shtetin Australian, pas anulimit të vizës për shkak të problemeve me vaksinimin kundër koronavirusit.

Pas vendimit të dhënë mëngjesin e sotëm, sportisti serb pritet të dëbohet nga vendi, duke humbur kështu të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e ‘Australia Open’. Tre gjyqtarë e kanë hedhur poshtë njëzëri ankesën e tij. Ata thonë se do të japin arsyetimin e tyre më vonë.

Tenistit serb iu refuzua hyrja për herë të dytë nga autoritetet e emigracionit, pasi ai nuk është vaksinuar për COVID-19. Djokoviç u mbaj disa ditë në hotel në karantinë, derisa një gjykatë australiane ktheu vendimin e parë të autoriteteve për t’i ndaluar hyrjen në Australi sportistit që dëshironte të merrte pjesë në Australian Open. Por Ministri për Emigracionin në Australi, Aleks Hauk, vendosi publikisht të revokonte vizën e sportistit për herë të dytë.

Marrë nga heraldsun.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport novak djokoviç novak djokoviç

Sondazh

Poll