Sport

Djokovic dorëzohet: “Edhe pse jam i zhgënjyer me dënimin, e respektoj Gjykatën”…

16 Janar 2022, 08:08 Nga DOSJA

AUSTRALI – Me një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të dytë të vizës. Arsyet do të publikohen më vonë.

Por gjithsesi, pas këtij vendimi duket se tenisti serb është dorëzuar. “Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me dënimin”,– tha Djokoviç pas këtij vendimi, kur tani do të duhet të largohet nga vendi.

“Unë e respektoj Gjykatën dhe do të bashkëpunoj për të organizuar largimin tim, – janë fjalët në deklaratën e lëshuar pas dënimit. – Ndihem i pakënaqur që fokusi ka qenë tek unë në javët e fundit dhe tani shpresoj që të kalojë në lojën dhe turneun që dua. Dua të uroj më të mirën për lojtarët, stafin, tifozët e “Australian Open”.

Gjithashtu dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi, ekipin tim, tifozët e mi dhe bashkatdhetarët e mi për mbështetjen e vazhdueshme. Ju të gjithë keni qenë një burim i madh force për mua,” – është shprehur Novak Djokovic, tenisti numër një i botës dhe aktualisht kampioni në fuqi i “Australian Open”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” djokoviç pas këtij vendimi jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me dënimin” tenisti serb është dorëzuar “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” djokoviç pas këtij vendimi jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me dënimin” tenisti serb është dorëzuar

Sondazh

Poll