Sport

Djokoviç duhet të largohet nga Australia, Gjykata Federale jep verdiktin final…

16 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
Djokoviç duhet të largohet nga Australia, Gjykata Federale jep

AUSTRALI – Me një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të dytë të vizës. Arsyet do të publikohen më vonë.

Në orën 5:45 të mëngjesit në Melburn, gjykata bëri publik vendimin. Kreu i kolegjit Allsop e bëri të qartë, se ky vendim nuk është një ankim kundër vendimit të qeverisë ekzekutive: detyra e gjykatës ishte thjesht të vlerësonte nëse vendimi i marrë nga Ministri i Emigracionit, Alex Hawke, ishte i paligjshëm, irracional, ose ligjërisht i paarsyeshëm.

Gjykata konstatoi se arsyet e paraqitura nga avokatët e Novak Gjokoviçit nuk e vërtetuan këtë. Kjo do të thotë se vendimi i ministrit të Emigracionit Alex Hawke për anulimin e vizave të Djokovicit ishte i saktë.

Palët kanë 30 minuta për të paraqitur pyetje, për kërkesa të mëtejshme, avokati i tenistit Wood kërkoi disa minuta për të vendosur. Por Djokovic e ka humbur çështjen dhe shanset, për një apel për pezullimin e vendimit të Gjykatës Federale, gjë që të mund të dëgjohet deri përpara ndeshjes së raundit të parë të Djokovic, të planifikuar për nesër.

Ndërkohë tenisti serb do të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij. Normalisht, një urdhër dëbimi përfshin gjithashtu një ndalim të kthimit në Australi për tre vjet, por ka përjashtime. Nesër Djokovic duhej të luante ndeshjen e fundit në “Rod Laver Arena” kundër bashkatdhetarit të tij Kecmanoviç. Por me gjasa, përballë tij do të jetë italiani Salvatore Caruso, numri 150 i botës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anthony besanko dhe david o'callaghan hodhën poshtë ankesën e djokoviç australia i heq vizen djokovic gjyqtarët james allsop italiani salvatore caruso me një vendim unanim numri 150 i botës tenistit serb novak djokoviçit vendimit të gjykatës federale anthony besanko dhe david o'callaghan hodhën poshtë ankesën e djokoviç australia i heq vizen djokovic gjyqtarët james allsop italiani salvatore caruso me një vendim unanim numri 150 i botës tenistit serb novak djokoviçit vendimit të gjykatës federale

Sondazh

Poll