Sport

Befasi nga Anglia: Eriksen gati të nënshkruajë për një klub në Premier League

16 Janar 2022, 07:13 Nga DOSJA

ANGLI – Një lajm i bujshme në treg, në lidhje me karrierën e Christian Eriksen vjen nga Anglia. Sipas ‘Times’, mesfushori danez është gati të nënshkruajë me një klub të Premier League këtë fundjavë.

Shtatë muaj pas sëmundjes që ai pësoi në 12 qershorin e kaluar gjatë ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Eriksen mund të rikthehet përsëri në fushë, pasi ai e ndërpreu në dhjetor me konsensus kontratën e tij me Interin, për shkak të pamundësisë për të luajtur në Itali me një defibrilator zemre.

Mirëpo, “Times” nuk zbulon emrin e skuadrës nga e cila do të rifillojë karriera e Eriksen pas frikës së madhe. Synimi i ish-lojtarit zikaltër është kthimi te fanellja e kombëtares së tij. “Dua të luaj Botërorin në Katar, – ka thënë danezi para kamerave, duke thyer një heshtje që zgjati para sëmundjes.

Është një ëndërr. Jam i sigurt se mund ta bëj, sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam në formën më të mirë, tani dua të luaj futboll dhe të tregoj se jam kthyer në të njëjtin nivel si më parë. Zemra ime nuk është pengesë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë christian eriksen u rrëzua shokut të kombëtares christian eriksen christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë christian eriksen u rrëzua shokut të kombëtares christian eriksen

Sondazh

Poll